Nuk është e rrallë për Shqipërinë që kompani “gjigante”, të cilat vijnë në vendin tonë me arkën bosh të fitojnë koncesione në fusha të ndryshme e pas disa vitesh të dalin me “xhepat plot”.
Një entuziazëm të tillë e shpreh hapur në faqen e saj zyrtare në Facebook kompania kanadeze e njxjerrjes së naftës “Pennine Petroleum Corporation”, me këtë postim ku shkruhet se “Pas dy vitesh përhumbje, është koha për prodhuesit kanadez të energjisë të kapin kohën e humbur”. Një "deja vu" e ngjashme është edhe ajo e Bankers Petroleum, e akuzuar për mosshlyerje taksash miliona dollarë në shtet, mos sigurimin e punëtorëve dhe mungesë investimesh në zonën që shfrytëzon.
Megjithëse postimi nuk përmban artikull, mesazhi bëhet edhe më i qartë nga fotografia “Puse nafte që rriten mbi dollarët në diagramën e paraqitur.
Vetëm një postim më poshtë, kompania në fjalë njofton përgatitjen për kërkime nafte në Shqipëri.
Kjo kompani do të nxjerrë naftë në bllokun e Velçës, 10 kilometra në juglindje të qytetit të Vlorës.
Kur kompania fitoi koncesionin ishte me tregues negativë ekonomik dhe me aksione në qindarka, ndërsa në kanada kishte në pronësi vetëm 2-3 puse të papërfillshme nafte. A do rezultojë ajo një histori suksesi në vendin tonë? Mbetet për t'u parë. /Newsbomb.al