Enver Hoxhaj jep lajmin e shumëpritur, një tjetër shtet i rëndësishëm njeh Kosovën

Publikuar tek: rajon, më 15:46 01-12-2016 Enver Hoxhaj jep lajmin e shumëpritur, një tjetër shtet i rëndësishëm njeh Kosovën

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka dhënë lajmin e shumëpritur, njohjen nga një shtet i fuqishëm.

Bëhet fjalë për Singaportin i cili bëhet shteti i 113 që njeh pavarësinë e Kosovës.

“Singapori njohu sot Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Vendosëm gjithashtu marrëdhënie diplomatike”, shkruan Hoxhaj.

Edhe presidenti Hashim Thaçi ka reaguar duke falenderuar qeverinë e Singaporit për këtë njohje.

Ndonëse një qytet-shtet me territory 719.1 km2 dhe një popullësi mbi 5 milionë banorë, Singapori ka sot një ndikim të madh Azinë Juglindore. Ky shtet ka një ekonomi të fuqishme, kryesisht të bazuar në teknologjinë dhe bursat, ndërsa është kthyer edhe në një qendër të rëndësishme për takimet ndërkombëtare.

Që prej vitit 2013 Kosova nuk kishte arritur njohje të kësaj rëndësie.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Maqedonia me kryeministër shqiptar? Këto janë llogaritë që bëhen pak përpara zgjedhjeve
Tronditet Franca, Hollande tërhiqet nga mandati i dytë si president »
Article Logic
Execution time: 0.011703014373779
array(1) { ["section"]=> string(87) "enver-hoxhaj-jep-lajmin-e-shumepritur-nje-tjeter-shtet-i-rendesishem-njeh-kosoven-61267" }