Enver Robelli kundër Ben Blushit: Nuk mjafton stili në të shkruar por gërmo për fakte

Publikuar tek: aktualitet, më 18:18 19-08-2016 Enver Robelli kundër Ben Blushit: Nuk mjafton stili në të shkruar por gërmo për fakte

Gazetari nga Kosova Enver Robelli ka publikuar një shkrim si replikë ndaj deputetit Ben Blushit, i cili fliste sot për “pavarësinë e Kosovës nga Shqipëria”.

Në shkrimin e tij, Blushi lavdëronte talentet e Kosovës dhe shprehej se shteti i dytë shqiptar po prodhon më shumë muzikë, sport dhe art për shkak të lirisë së fituar nga Serbia. Por, Robelli nuk është i të njejti mendimi. Ai thekson se shkrimi i Blushit është shkruar mirë, por nuk bazohet në fakte.

Ai përmend tenorët shqiptarë si një histori suksesi jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë shqiptarët, ndërsa sa u përket personazheve që Blushi kishte listuar në shkrimin e tij, si Rita Ora, Dua Lipa, Xherdan Shaqiri apo Granit Xhaka, Robelli thekson se suksesi i tyre në arenën ndërkombëtare nuk është meritë e Kosovës, por e familjeve dhe vendeve ku ata janë rritur.

“Blushi mund të ketë arritur të përcjellë mesazhin e shkrimit të tij te një strukturë lexuesish që entuziazmohen lehtë, por më e dobishme do të ishte sikur të kishte gërmuar pak fakte, meqë kësaj radhe është mësyrë të shkruajë publicistikë dhe jo një kapitull për arapin e Vlorës”, shkruan ndër të tjera Robelli, i cili në fund kërkon që shqiptarët të njohin më shumë historinë e njëri-tjetrit pa paragjykime. 

Lexo edhe: Pavarësia e Kosovës nga Shqipëria

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028038024902344
array(1) { ["section"]=> string(90) "enver-robelli-kunder-ben-blushit-nuk-mjafton-stili-ne-te-shkruar-por-germo-per-fakte-50269" }