Epidemia e fruthit, presidenti Trump thirrje amerikanëve për marrjen e vaksinës

Publikuar tek: bota, më 22:32 26-04-2019 Epidemia e fruthit, presidenti Trump thirrje amerikanëve për marrjen e vaksinës Vaksinimi kunder fruthit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u bëri thirrje amerikanëve që të vaksinohen kundër epidemisë së fruthit, në kushtet e një rigjallërimi të virusit infektues në SHBA.

Për këtë arsye qeveria amerikane është detyruar që dy universitete t’i izolonte në karantinë qindra studentë, profesorë dhe punonjës të tjerë të universitetit.

Presidenti Trump në një konferencë u tha gazetarëve se qytetarët ‘duhet të marrin vaksinat’ për t’u mbrojtur ndaj virusit që konsiderohej i zhdukur në SHBA gati 20 vjet më parë.

Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), njoftoi se ka patur rreth 700 raste infektimesh në 22 shtete amerikane, niveli më i lartë ky i epidemisë në 25 vitet e fundit.

Fillimisht epidemia është zbuluar tek hebrejtë ortodoksë, që kishin rënë në kontakt me sëmundjen gjatë udhëtimeve jashtë vendit. Epidemia është përqendruar në një numër të vogël shtetesh, duke përfshirë Nju Jorkun, Nju Xhersin, Miçiganin dhe Uashingtonin.

Gjithashtu edhe në Kaliforni janë konfirmuar disa raste infektimesh. Mësohet se zyrtarët e shëndetit publik të Distriktit të Los Anxhelosit thanë se personat do të duhet të mbahen në karantinë për rreth një javë.

Qëndra për Kontrollin e Sëmundjeve, rekomandoi vaksinimin për të gjithë personat mbi një vjeç, me përjashtim të atyre që e kanë kaluar fruthin kur ishin fëmijë dhe që kanë fituar imunitet nga sëmundja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075690746307373
array(1) { ["section"]=> string(85) "epidemia-e-fruthit-presidenti-trump-thirrje-amerikaneve-per-marrjen-e-vaksines-162006" }