Epidemia e Kolerës, OBSH jep shifra alarmante dhe paralajmëron për përhapje të mëtejshme

Publikuar tek: bota, më 14:11 19-05-2017 Epidemia e Kolerës, OBSH jep shifra alarmante dhe paralajmëron për përhapje të mëtejshme

Unioni i Mjekëve Arabë ka paralajmëruar se epidemia e kolerës në Jemen mund të kthehet në një katastrofë humanitare.

Ata theksuan se në këtë vend numri i punonjësve shëndetësor është i kufizuar dhe se janë mbyllur një numër i madh i spitaleve. Për këtë arsye është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

“Trishtuese është rritja e numrit të të prekurve nga kolera”, theksojnë nga UNICEF. Sipas tyre, për shkak të numrit të madh të pacientëve, spitalet nuk janë në gjendje të përmbushin të gjitha gjërat e nevojshme.

Deri më tani Organizata Botërore e Shëndetit raportohet për 242 të vdekur dhe mbi 23 mijë të infektuar nga kolera.

Epidemia është përhapur nga ndotja e ujit, i cili vazhdon të përdoret akoma nga popullata.

Ekspertë pranë OBSH, bëjnë thirrje të merren masa, në të kundërt kjo epidemi do përhapet më shumë, duke marrë më shumë jetë njerëzisht.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Spineri’, lodra e përdorur masivisht ka këtë efekt negativ tek fëmijët
Suedia rrëzon akuzat ndaj themeluesit të Wikileaks, Julian Assange »
Article Logic
Execution time: 0.01148509979248
array(1) { ["section"]=> string(93) "epidemia-e-koleres-obsh-jep-shifra-alarmante-dhe-paralajmeron-per-perhapje-te-metejshme-79222" }