Epidemiologia Eugena Tomini ka thënë se mbajtja e maskës është e detyrueshme në të gjitha mjediset e mbyllura, por nuk do të jetë e tillë për klientët që do të frekuentojnë baret dhe restorantet prej 1 tetorit.
Tomini thotë se maska nuk është e detyrueshme gjatë procesit të ngrënies, por duhet të vendoset pas procesit të ngrënies.
Një gjë e tillë kuptohet, pasi nuk mund të konsumohet ushqim apo pije me maskë.
“Mbajtja e maskës nuk është një element i domosdoshëm gjatë procesit të ngrënies, por pas mbarimit dhe konsumimit këto mjedise konsiderohen ambiente të mbyllura. Secili do të krijojë kushtet e higjienës personale, është përgjegjësi personale, por që bëhet edhe përgjegjësi kolektive”, thotë Eugena Tomimi për ‘Tv Klan’.