EPISODI/ Minuta 25' në derbi, tifozët në "Selman Stërmasi": Gol Ilir Meta!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:21 29-04-2017 EPISODI/ Minuta 25' në derbi, tifozët në

 Ilir Meta u zgjodh dje si Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ndërsa votimi në Parlament për të zgjedhur kreun e shtetit përfundoi pikërisht në momentin që po luhej derbi Tirana-Partizani.

Ishte minuta e 25-të e ndeshjes (ora 19:25) kur në selinë e LSI-së, që ndodhet pas stadiumit "Selman Stërmasi", përkrahësit e Ilir Metës ndezën fishekzjarre dhe nisën brohoritjet pas lajmit se kryetari i partisë së tyre u zgjodh president i Shqipërisë.

Në këtë moment, tifozët e pranishëm në stadium nuk i kursyen batutat, duke u shprehur: "Gol Meta" dhe "Ta gëzojmë Presidentin".

20 minuta më pas, festa ishte legjitime brenda në stadium për tifozët e Partizanit, sepse ishte Batha ai që shënoi vërtetë gol, këtë herë në rrjetë dhe jo në politikë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030313014984131
array(1) { ["section"]=> string(73) "episodi-minuta-25-ne-derbi-tifozet-ne-selman-stermasi-gol-ilir-meta-76841" }