“Epo këtij ia paskan bërë të vetët”, Sali Berisha i habitur nga deklarata e deputetit të PS

Publikuar tek: politike, më 15:45 18-04-2017 “Epo këtij ia paskan bërë të vetët”, Sali Berisha i habitur nga deklarata e deputetit të PS

Deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza në një reagim për mediet deklaroi se është duke u hetuar si gazetar dhe jo si deputet ndërsa theksoi se një gjë e tillë s’ka ndodhur kurrë më parë në Shqipëri.

“Kemi të bëjmë me një fakt të pakundërshtueshëm, tashmë i njohur zyrtarisht edhe nga organi i Prokurorisë. Që do të thotë se unë po hetohem si gazetar dhe jo si deputet.

Kjo do të thotë se Prokuroria e Përgjithshme nuk ka asnjë problem me politikanin dhe deputetin Alfred Peza. Në këto kushte për herë të parë, - në dijeninë time-, organi i Prokurorisë është duke hetuar sesi e ka vënë pasurinë një gazetar në Shqipëri. Kjo është e paprecedentë”, tha Peza.

Me këtë deklaratë të tij është habitur ish-kryeministri Sali Berisha i cili me tone ironie shkruan “Epo këtij ia paskan bërë të vetët”.

REAGIMI I PLOTË I BËRISHËS:

Nje deklarate nga fronti Banditokracise!

Deputeti Peza thote se "po hetohem si gazetar dhe jo si politikan", pra:
- Si politikan jam i paster!!
- Si gazetar.....
Edhe ketij ia paskan bere te vetet!

Kjo eshte banditokraci jo orëalliane por edviniane! sb

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021106958389282
array(1) { ["section"]=> string(94) "epo-ketij-ia-paskan-bere-te-vetet-sali-berisha-i-habitur-nga-deklarata-e-deputetit-te-ps-75590" }