Si pasojë e erërave të forta që pushtuan ditën e djeshme gjithë territorin e vendit, një person raportohet se ka mbetur i plagosur në kryeqytet.
Sipas informacioneve, një qytetar 18 vjeçar me iniciale S.H ka mbetur i plagosur në dorë dhe në kokë pasi dy pllaka betoni u shkëputën nga tarraca e një pallati, duke rënë në një lokal në rrugën e “Barrikadave”.
Mësohet se i riu, i cili banonte në Tiranë është dërguar në spital ku ka marrë ndihmën e nevojshme.
Shkak i aksidentit janë bërë erërat e forta, ndërkohë që Prokuroria ka mbledhur informacionin e nevojshëm.
Ditën e djeshme një i moshuar mbeti i vdekur në qytetin e Vlorës, kur erërat e forta shkëputën një ventratë xhami, e cila goditi të moshuarin.