Era Istrefi flet për “Vogue”: Jam krenare që më krahasojnë me Rihanna­n

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 08:03 23-08-2016 Era Istrefi flet për “Vogue”: Jam krenare që më krahasojnë me Rihanna­n

Era Istrefi është ndër këngëtaret shqiptare që po korr sukses edhe në tregun ndërkombëtar.

“Bon Bon” është kënga që ka bërë për vete një publik të gjerë edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. E re, e bukur dhe shumë e suksesshme, biondja nga Kosova ia ka dalë të japë një intervistë edhe për revistën prestigjioze “Vogue”. Në rrëfimin e saj këngëtarja na tregon hapat e parë të karrierës. Dilemat nëse duhej të merrej me muzikë apo të vijonte studimet. E si një ikonë mode që konsiderohet, Era shprehet se i pëlqen të vishet sipas perceptimit të saj. Pika e saj e fortë mbetet këmbëngulja, që e ka sjellë deri në majat e suksesit shkruan Gazeta Shqiptare.

A është hera juaj e parë këtu në Los Anxhelos?

 Po, është hera ime e parë në LA. Kam qenë vetën në New York dhe Los Anxhelos, por në asnjë qytet tjetër në Amerikë. Para së gjithash, moti është i mrekullueshëm.

Çfarë të tërhoqi për herë të parë në muzikë?

Mendoj që muzika ndryshon shumë shpejt. Çdo minutë muzika është duke ndryshuar. Pikërisht ky ndryshim më bën që të eci me këtë ndryshim dhe të marr vëmendjen e njerëzve. Kjo është ajo që duhet – pra duhet të ecësh shumë shpejt me muzikën. Nëse ngec, koha do të të harrojë.

Për çfarë arsyeje fillove të merresh me këndim në mënyrë profesionale?

Për 10 vjet unë kam kënduar vetëm për qejfin tim. Nuk bëja asnjë aktivitet tjetër, përpos shkollës. Isha më e fokusuar në studime dhe në mësime. Por kisha edhe dyshimin nëse dëshiroja të bëhesha e famshme. A dëshiroja të bëhesha këngëtare? Ose, nëse doja që ta vazhdoja shkollimin. Por kam pasur talent, dhe e kuptova që dua që të këndoj. Kur isha 19 vjeçe lansova këngën time të parë, që quhej “Mani Per Money”, dhe këtë gjë po e bëjë tash e tre vjet.

Çfarë ka ndryshuar te ti tani që muzika jote ka marrë vëmendje ndërkombëtare?

Kam parë ndjekësit e mi të rriten brenda natës, diku mijëra të tillë për minutë.

E unë që pyesja se, çfarë po ndodh, a më kanë hakuar? Nuk kisha fare ide. Por më pas shihja shumë postime për mua se sa shumë e donin këngën “Bon Bon” dhe sa shumë u pëlqente videoklipi. Më bëri që të zgjohem dhe të them ‘Oh, çfarë po ndodh? A është e gjitha kjo e vërtetë?’ Ishte një moment shumë shokues dhe i mrekullueshëm i jetës sime. Të betohem, ishte një mrekulli!

A e ke menduar ndonjëherë që “Bon Bon” do të ketë këtë sukses?

Unë gjithmonë mundohem që të mendoj sa më gjerë që të jetë e mundur. Bëj muzikë jo vetëm për shqiptarët, pasi nëse do bëja muzikë vetëm për ne, atëherë do këndoja tërësisht ndryshe. Mundohem ta mbaj të hapur mendjen dhe të tërheq më shumë persona në gjithë botën, pasi ndjej se të gjithë ne jemi një, unë nuk ndihem e ndarë nga pjesa tjetër e botës. Me sa duket, kjo ishte arsyeja pse e lansova edhe versionin anglisht të kësaj kënge para disa jave. E bëra versionin anglisht të “Bon Bon” për amerikanët, që ta kuptojnë, edhe pse subjekti i këngës nuk është më i njëjtë. Çfarë them në versionin e parë të këngës, nuk e them në anglisht. Por bëra të pamundurën që të mbaja të njëjtën melodi të këngës, pasi njerëzve u pëlqen energjia e saj. Natyrisht që edhe gjuha, edhe pse shumica nuk e kuptojnë se çfarë them. Po, e bëra versionin anglisht që njerëzit ta kuptojnë. Planet e mia janë që në të ardhmen të bëj këngë të tjera anglisht që të kuptojnë çfarë them, pasi në këto kohë të gjithë flasin gjuhën angleze.

 Kush persona mund të lidhen me muzikën tënde, pra ta pëlqejnë muzikën që bën?

Me aq sa di, fansat dhe dëgjuesit e muzikës stime nuk i përkasin një moshe të caktuar. Natyrisht që të rinjtë shkruajnë dhe e shpërndajnë më shumë punën time, por mendoj që çdokujt i pëlqen muzika ime, duke filluar nga Shqipëria dhe Evropa. Madje, edhe disa të moshuar më ndalin shpesh dhe më thonë se kënga ime është e mrekullueshme. Pra, muzika që bëj nuk ka kufi. Por ata që më ndjejnë më shumë janë njerëzit e moshës sime.

Njerëzit të krahasojnë me Rihanna­n. Si ndihesh për këtë gjë?

Është shumë mirë kur të krahasojnë që këndon njësoj si Rihanna, pasi jam mërzitur me zërin tim të njëjtë. Por, unë gjithmonë them që kam një dimension tjetër të zërit që më bën edhe mua unike. Unë e vlerësoj shumë këtë gjë, por jam shumë krenare që njerëzit më krahasojnë me të, pasi gjithmonë kam qenë dhe vazhdoj të jem një fanse e saj.

Njerëzit në “Instagram” janë të obsesionuar me stilin tuaj. Ku e keni marrë sensin e modës?

Kur bie fjala te moda, me të vërtetë nuk di si ta përshkruaj veten, pasi nuk kam ide se çfarë bëj. Unë vetëm shikohem në pasqyrë dhe tentoj që ta kompletoj atë që shoh e veshur sipas perceptimit tim. Nuk u jap shumë vëmendje veshjeve që vesh apo ngjyrave; si për shembull, sot kam veshur dy palë çorape të ndryshme, njëra është ngjyrë rozë dhe tjetra e gjelbër. Kam edhe këpucë të zeza “Louis Vuitton” që duken të mrekullueshme. Jam shumë e guximshme që të rrezikoj, prandaj ndoshta kjo gjë më bën mua kjo që jam.

Për çfarë po punon tani?

 Po punoj për këngë të reja. Plani im i shkurtër është që të bëj shumë muzikë dhe të zgjedh çfarë është më e mira për fansat e mi, pasi ua di shijet atyre. Sfida po bëhet çdo ditë e më e madhe, por po tentoj që ta zgjeroj sa më shumë që të jetë e mundur. Po mësoj gjëra të reja çdo ditë.

Nëse shikon prapa, për çfarë krenohesh më shumë?

Këmbëngulja, do të thosha. Pasi çdo herë këmbëngul shumë dhe nuk dorëzohem. Pavarësisht se çfarë sfide kam para, të madhe apo të vogël. Pikërisht këmbëngulja është çelësi i suksesit tim!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030956983566284
array(1) { ["section"]=> string(74) "era-istrefi-flet-per-vogue-jam-krenare-qe-me-krahasojne-me-rihanna-n-50572" }