Era Istrefi nuk ndalet, bashkëpunim me reperin e njohur të skenave botërore

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:09 22-08-2017 Era Istrefi nuk ndalet, bashkëpunim me reperin e njohur të skenave botërore

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, tashmë e kthyer në një prej zërave më të pëlqyer të muzikës botërore së shpejti do të publikojë edhe projektin e saj më të ri në bashkëpunim me superyllin e hip hopit, French Montana.

Por ndryshe nga sa pritej, publikimi i këngës së re, e cila pritet të kthehet në hit, është shtyrë për më 25 shtator për shkak se klipi ende nuk është xhiruar.

Top Channel ka mësuar se klipi i “No I Love Yous” do të xhirohet më 30 gusht në Los Angeles dhe më datë 25 shtator do të publikohet.

Një lajm i keq ky, për fansat e shumtë të këngëtares shqiptare, të cilët prisnin publikimin e këngës brenda këtij muaji, por për një këngëtare si Era Istrefi ia vlen të presësh.

Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, së fundmi Era ka ndryshuar edhe modelin e flokëve duke u shndërruar në brune, mbetet për t’u parë nëse do të jetë ky edhe modeli që ajo do ketë në projektin e saj më të fundit. 

 

French-Montana-BET-Awards_copy.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12309193611145
array(1) { ["section"]=> string(80) "era-istrefi-nuk-ndalet-bashkepunim-me-reperin-e-njohur-te-skenave-boterore-89816" }