Pedagogu i Komunikimit në Universitetin e Tiranës, Erald Kapri ka denoncuar masakrën që po bëhet mbi lumin Shkumbin në Mokër.
Ndonëse gjobat për kompanitë kanë qenë të shumta, sërish kanë vijuar të shfrytëzojnë inertet, duke devijuar rrjedhën e lumit e rrezikuar fshatin.
‘Masakra e firmave të ndërtimit nuk po ndalet mbi lumin Shkumbin në Mokër. Pavaresisht gjobitjes se vazhdueshme nga Bashkia, kompanite vazhdojne te marrin inerte pa asnje lloj plani duke devijuar lumin e duke rrezikuar fshatin Golik. Urgjent ministria e Transporteve te nderhyje se bashku me Policine e Shtetit qe po bejne sehir”, shkruan Kapri në faqen e tij në “Facebook”.