'Erdhët në një vend që dashuron Europën', Rama mesazh për Frontex: Ne nuk jemi naivë...

Publikuar tek: politike, më 11:17 21-05-2019 'Erdhët në një vend që dashuron Europën', Rama mesazh për Frontex: Ne nuk jemi naivë...

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së nisjes së misionit të Frontex në Shqipëri.

Teksa oficerët e Frontex do të kenë patrullime të përbashkëta në kufi me policinë shqiptare, Rama dha edhe mesazhet e tij.

Kryeministri u shpreh se Shqipëria është një vend që ka strehuar të larguarit nga lufta si behrejtë dhe shqiptarët e Kosovës, mirëpo sipas tij nga ana tjetër janë të vetëdijshëm për luftimin e emigracionit të paligjshëm.

Po ashtu kreu i qeverisë foli edhe për çështjen e emigrimit të shqiptarëve në vendet e BE-së.
"Nga ana tjetër na vjen mirë që emigracioni i paligjshëm i shqiptarëve vazhdon të bjerë në mënyrë të ndjeshme dhe bazuar në raportin e vitin 2018 shkruhet se në 2018 e kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme 27% më pak shqiptarë se një vit më parë, ndërsa kërkesa për azil janë ulur 32 %", tha Rama.

Më shumë nga fjala e kryeministrit:

Jemi nëj vend që jo shumë larg në kohë ka strehuar gjysmë milionë refugjatë lufte. Pa i kërkuar askujt asgjë dhe sic e shikoni jemi këtu, jemi gjallë, jemi shumë më mirë sec ishim në atë kohë. Jemi kranarë edhe për një faqe tjetër të shkruar ku Shqipëria u bë vendi ku gjatë luftës hebrejtë emigronin për tu strehuar në Shqipëri. Vendi ynë u bë streha ku asnjë hebre nuk humbi jetën dhe asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve. Mirëpo nga ana tjetër, jemi të vetëdijshëm që jetojmë nën një kohë kur duhet të japim kontrubutin tonë kundër migrimit të paligjshmë në territorin e BE. Ky projekt është sa një ndihmë aq edhe një sfidë shumë e madhe. 

Nga ana tjetër na vjen mirë që emigracioni i paligjshëm i shqiptarëve vazhdon të bjerë në mënyrë të ndjeshme dhe bazuar në raportin e vitin 2018 shkruhet se në 2018 e kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme 27% më pak shqiptarë se një vit më parë, ndërsa kërkesa për azil janë ulur 32 %. Pa dashur që t'ju marr kohë me gjëra që i dini lidhur me kompleksitetin e menaxhimit të kufijve është e sigurtë se vetëm bashkëpunimi mund ta këtë sfidë më të menaxhueshme.

Në Kosovë Shqipëria realizon një menaxhim të integruar të kufijve përmes pikave të përbashkëta dhe faktikisht në Morinë që prej hyrjes në fuqi është reduktuar me 50 % koha e pritjes së qytetarëve. 93% e njerëzve e mbështesin intergimin e vendit në BE. Është një shifër që me siguri nuk mund të gjendet në vendet tuaja. Ne nuk jemi naivë në këtë dashuri thuajse të verbër për BE që sot kërcënohet nga verbëria ndaj historisë. Ne jemi thjeshtë dhe vetëm pjesë e një territori që luftën nuk a ka parë thjeshtë në tv, por e kemi pasur këtu 500 mijë shqiptarë nga Kosova këtu i ka sjellë lufta. Në kohën kur në BE lufta konsiderohej një cështje e zgjidhur. Me kënaqësinë e madhe që sot keni ardhur në një vend që është i dashuruar më Europën, dhe me urimin që në Europë ta gjeni dashurinë për vetveten.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038945198059082
array(1) { ["section"]=> string(87) "erdhet-ne-nje-vend-qe-dashuron-europen-rama-mesazh-per-frontex-ne-nuk-jemi-naive-165105" }