Erdhi në jetë 6 muaj më parë, por kishte defekt në zemër: Përfundon me sukes operacioni i Loisit, i pari që ndodh në Shqipëri (E plotë – Foto)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:23 29-01-2020 Erdhi në jetë 6 muaj më parë, por kishte defekt në zemër: Përfundon me sukes operacioni i Loisit, i pari që ndodh në Shqipëri (E plotë – Foto) Ministrja Manastirliu dhe Loisi, bebeja 6 muajshe

Doktor Altin Veshti dhe ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT kanë realizuar për herë të parë në Shqipëri operacionin e një bebeje 6 muajshe që kishte një defekt në zemër.

Loisi, ka ardhur në jetë 6 muaj më parë por ka pasur një defekt në zemër, i quajtur Gerbode defect, një patologji shumë e rrallë që kërkonte ndërhyrje delikate dhe tejet komplekse, e cila nuk ishte realizuar më parë në vendin tonë.

Fatmirësisht operacioni ka dalë me sukses dhe Loisi do të vijojë normalisht jetën. Lajmin e jep dhe kryeministri Rama, i cili shkruan se ministrja Ogerta Manastirliu e ka ndjekur vetë nga afër rastin e bebes 6 muajshe.

“Ogerta ka ndjekur nga afër peripecinë e Loisit, bebes që ka ardhur në jetë 6 muaj më parë me një defekt të lindur në zemër. Një patologji shumë e rrallë, që kërkonte një ndërhyrje delikate dhe tejet komplekse, e cila nuk ishte realizuar më parë në vendin tonë. Operacioni që zgjati disa orë, u krye me sukses nga dr. Altin Veshti dhe ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, duke realizuar për herë të parë në Shqipëri korrigjimin e një defekti madhor (Gerbode defect)”, shkruan Rama.

Foto te shperndara nga kryeministri Rama:
83306434_10157386698971523_6073325193835577344_n.jpg83038061_10157386698996523_4915246017621786624_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074830055236816
array(1) { ["section"]=> string(142) "erdhi-ne-jete-6-muaj-me-pare-por-kishte-defekt-ne-zemer-perfundon-me-sukes-operacioni-i-loisit-i-pari-qe-ndodh-ne-shqiperi-e-plote-foto-193529" }