Djali i Arjan Agushit dhe Ermira Shkodrës erdhi në jetë më 28 nëntor të këtij viti, e ata e kanë pagëzuar atë me emrin Gueril.
Një emër tejet i veçantë që me siguri ka qenë ide e Gold Ag, pasi këngëtari njihet për patriotizmin e madh që e karakterizon.
Lajmin e bukur e dha vetë reperi, i cili publikoi një foto në llogarinë e tij në Instagram, ku dukeshin dy dyart e tyre të mbledhura grusht.
Fakti që dita e lindjes së të voglit përkoi me Ditën e Pavarësisë, e bëri edhe më të lumtur Gold Ag.
Ditën e sotme, edhe bashkëshortja e Gold Ag, publikoi në Instastory një foto krah së cilës shkruante disa fjalë të ëmbla.