Erdogan dhe Ataturk u quajtën armiq, NATO i kërkon falje publike Turqisë

Publikuar tek: bota, më 15:31 18-11-2017 Erdogan dhe Ataturk u quajtën armiq, NATO i kërkon falje publike Turqisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolenberg i ka kërkuar falje publike Turqisë, pasi emri i themeluesit të shtetit turk, Mustafa Kemal Ataturk dhe presidentit aktual Rexhep Taip Erdogan ndodhen në listën e armiqve. Emrat e tyre u afishuan në një poster gjatë një stërvitjeje usharake në Norvegji.

"Incidenti është rezultat i një aksioni individual dhe nuk reflekton qëndrimin e NATO-s", është shprehur Stoltenberg.

Më teja ai shton se personi që shkaktoi incidentin nuk ishte punonjës i NATO-s, por një kontraktues civil i dërguar nga Norvegjia. Ai është përjashtuar menjëherë nga stërvitja dhe i takon Norvegjisë të ndërmarrë masa disiplinore, shkruan The Guardian, transmeton newsbomb.al.

Ndërsa pas kësaj ngjarjeje, Erdogan urdhëroi trupën prej 40 ushtarësh turq që merrnin pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake në Stavanger të Norvegjisë të tërhiqeshin.

Sakaq, Ministri i Mbrojtjes i Norvegjisë nuk e ka komentuar incidentin e ndodhur. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dalin detaje nga ceremonia mortore e mafiozit të Cosa Nostra, vendi ku do të prehet dhe kush do të marrë pjesë...
Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare kitaristi i njohur »
Article Logic
Execution time: 0.010696887969971
array(1) { ["section"]=> string(78) "erdogan-dhe-ataturk-u-quajten-armiq-nato-i-kerkon-falje-publike-turqise-100051" }