Erdogan drejt projektit të republikës presidenciale, i pranishëm në takimin e parë të qeverisë së re

Publikuar tek: bota, më 19:55 24-05-2016 Erdogan drejt projektit të republikës presidenciale, i pranishëm në takimin e parë të qeverisë së re

Takimi i parë i Këshillit të ri turk të Ministrave, i njoftuar sot nga kryeministri Binali Yildirim dhe që do të zhvillohet në pallatin presidencial, do të drejtohet nesër nga presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan.

Edhe në të kaluarën, shefi i shtetit turk drejtonte Këshillin e Ministrave, pavarësisht rolit joekzekutiv të presidencës aktuale turke.

Kjo zgjedhje ka një vlerë të madhe simbolike duke parë që Yildirim ka premtuar kalimin e vendit në sistemin e republikës presidenciale.

Kryeministri i emëruar turk, Binali Yildirim prezantoi po sot kabinetin e ri qeveritar i përbërë nga aleatë besnikë të presidentit dhe personit më të pushtetshëm të vendit, Recep Tayyip Erdogan, dy ditë pas marrjes së mandatit.

Erdogan miratoi kabinetin e ri të ministrave, ku pjesa më e madhe e posteve të mëparshme më të rëndësishme të qeverisë nuk ka ndryshime, si Mevlut Çavushoglu në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Mehmet Simsek, i cili mban funksionin e zëvendës kryeministrit i ngarkuar për Ekonominë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto që ka prekur zemrat e njerëzve në mbarë botën, shihni çfarë bën ky fëmijë për shokun e tij
Rebelët kurdë vrasin 5 ushtarë turq »
Article Logic
Execution time: 0.013344049453735
array(1) { ["section"]=> string(105) "erdogan-drejt-projektit-te-republikes-presidenciale-i-pranishem-ne-takimin-e-pare-te-qeverise-se-re-41392" }