Erdogan flet për vaksinën: Atë që do prodhojë Turqia, do të jetë e disponueshme për të gjithë njerëzimin

Publikuar tek: bota, më 08:49 22-11-2020 Erdogan flet për vaksinën: Atë që do prodhojë Turqia, do të jetë e disponueshme për të gjithë njerëzimin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në një video-konferencë në samitin G20 ka folur për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të luftuar kështu pandeminë e koronavirusit.

Ai është drejtuar të gjithë pjesmarrësve në samit duke thënë se Covid-19 vazhdon të kërcënojë mbarë botën.

Sipas tij vendet ekonomikisht të dobëta janë lënë të vetmuara në këtë ‘luftë’.

Ndër të tjera ai tha se vaksina që po prodhon Turqia do të jetë e disponueshme për të gjithë njerzimin.

“Por, këtu ka një pikë që duhet adresuar. Vaksinat e zhvilluara duhet të jenë në dispozicion dhe pronë e përbashkët e të gjithë njerëzimit, në vend që të thellojnë padrejtësitë ekzistuese. Në këtë kontekst, platforma G20 duhet të zhvillojë dhe menaxhojë mekanizmat për të siguruar një qasje të drejtë ndaj vaksinave për të gjithë. Turqia, e cila aktualisht po punon në gjithsej 16 projekte të vaksinave, në njërën prej të cilave kemi filluar testimin tek njerëzit, vepron me këtë kuptim. Vaksinën të cilën do ta prodhojë Turqia, do ta bëjmë të disponueshme për të gjithë njerëzimin”, tha Erdogan.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Turqia zgjat kërkimet sizmike në Mesdheun lindor
»
Article Logic
Execution time: 0.011690855026245
array(1) { ["section"]=> string(109) "erdogan-flet-per-vaksinen-ate-qe-do-prodhoje-turqia-do-te-jete-e-disponueshme-per-te-gjithe-njerezimin-228662" }