Erdogan i gatshëm për armëpushim, kërkon tërheqjen e kurdëve

Publikuar tek: bota, më 14:20 16-10-2019 Erdogan i gatshëm për armëpushim, kërkon tërheqjen e kurdëve Recep Tayyip Erdogan

Recep Tayyip Erdogan, është shprehur se do ta ndalojë ofensivën e Turqisë në Sirinë veriore, vetem nëse forcat e udhëhequra nga kurdët do të tërhiqen.

“Kjo do të ishte mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund konfliktit”, tha ai të mërkurën, duke shtuar se nuk është i gatshëm të negociojë pozicionin e tij.

Kjo deklarate vjen një ditë pasi citoi për mediat turke se nuk ka ndërmend të shpalli një armëpushim në rajon, dhe se nuk ishte i shqetësuar për sanksionet e vendosura nga SHBA.

Ndërkohë, zëvendës presidenti i Amerikës, Mike Pence, ka udhëtuar drejt Ankarasë për tu takuar me Erdogan dhe për t’i rikujtuar këtij të fundit këto sanksione, për të cilat SHBA është shprehur se nuk do të hiqen derisa kriza të zgjidhet.

Kujtojmë se Turqia e ka nisur ofensivën e saj kundrejt zonave të udhëhequra nga Kurdët në Siri, për të krijuar një “zonë të sigurtë” për të rikthyer të gjithë refugjatët siriane që aktualisht ndodhen në Turqi.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.048147916793823
array(1) { ["section"]=> string(66) "erdogan-i-gatshem-per-armepushim-kerkon-terheqjen-e-kurdeve-182316" }