Erdogan i gatshëm të zhvillojë takim me kryeministrin grek

Publikuar tek: rajon, më 12:11 16-01-2021 Erdogan i gatshëm të zhvillojë takim me kryeministrin grek

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan është shprehur i gatshëm të takohet me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Erdogan i tha gazetarëve pas lutjeve të së premtes në Stamboll se ishte ‘pozitiv’ për të marrë në konsideratë një takim më kryeministrin grek, pasi ky i fundit e kishte kërkuar atë. Presidenti turk tha se ministrat e Jashtëm të dy vendeve ishin takuar dhe se bisedimet bilaterale vijojnë.

“Kështu, ne thamë se mund të bëjmë hapin për bisedime mes përfaqësuesve tanë specialë dhe më pas mund të ndodhë edhe takimi mes meje dhe kryeministrit”, tha Erdogan.

Më 25 janar ministri i Jashtëm Turk dhe homologu i tij grek do tu rikthehen bisedimeve pas 5 vitesh shkëputje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Me sëmundje të rëndë i shtruar prej disa kohësh në spitalin italian, superheronjtë zbresin nga çatia dhe surprizojnë 17-vjeçarin shqiptar
»
Article Logic
Execution time: 0.0066070556640625
array(1) { ["section"]=> string(65) "erdogan-i-gatshem-te-zhvilloje-takim-me-kryeministrin-grek-235224" }