Erdogan i nxjerr ‘dhëmbët’ Greqisë: Askush nuk mund të testojë durimin e Turqisë, ne nuk do të tolerojmë kurrë që...

Publikuar tek: bota, më 12:39 26-08-2020 Erdogan i nxjerr ‘dhëmbët’ Greqisë: Askush nuk mund të testojë durimin e Turqisë, ne nuk do të tolerojmë kurrë që... Presidenti turk Erdogan

Pasi ka njoftuar zbulimin e një rezervati të madh me gaz natyror, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan,  ka paralajmëruar Greqinë, se Turqia do të marrë gjithçka i takon në brigjet e Detit të Zi.

Erdogan ka theksuar se askush nuk mund të testojë guximin e Turqisë dhe as t’i marrë atë që i takon.

“Dëshirojmë që të gjithë të shohin se Turqia tashmë nuk është një vend që do t’i testohet durimi, vendosmëria, mundësitë dhe guximi. Ashtu sikurse nuk synojmë territorin, sovranitetin dhe interesat e askujt, ne nuk do të tolerojmë kurrë (të shkelin) ato që na takojnë neve. Ata që nuk janë të denjë as për trashëgiminë e Bizantit dhe kryejnë padrejtësi duke marrë pas tyre evropianët, është e qartë se nuk kanë marrë mësime nga historia.

I ftojmë bashkëbiseduesit tanë që të rregullojnë veten dhe të qëndrojnë larg gabimeve që do të shkaktojnë shkatërrimin e tyre”, tha Erdogan, raporton agjencia e lajme Anodolu.

Ky duket si një paralajmërim për Greqinë duke pasur parasysh tensionet e fundit mes dy vendeve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kina që solli pandeminë po jeton një jetë normale, vendet e tjera të botës janë akoma në luftë me virusin
»
Article Logic
Execution time: 0.012276887893677
array(1) { ["section"]=> string(116) "erdogan-i-nxjerr-dhembet-greqise-askush-nuk-mund-te-testoje-durimin-e-turqise-ne-nuk-do-te-tolerojme-kurre-qe-218292" }