Erdogan i telefonon Putin por ai nuk i përgjigjet: Nuk e dinim që avioni ishte rus

Publikuar tek: bota, më 19:55 26-11-2015 Erdogan i telefonon Putin por ai nuk i përgjigjet: Nuk e dinim që avioni ishte rus

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka thënë në një intervistë për “France24” se akuzat që Turqia po bën kontrabandë nafte dhe gazi me militantët e Shtetit Islamik janë të pavërteta.

“Çdokush që i bën këto akuza duhet t’i provojë me fakte”, u shpreh Erdogan i cili shtoi se i ka telefonuar presidentit rus, Vladimir Putin, por ky i fundit nuk i është përgjigjur.

“Turqia do të kishte vepruar ndryshe nëse do ta dinte se avioni që rrëzoi ishte rus”, ka thënë presidenti turk.

Po gjatë ditës së sotme, Ministria e Jashtme ruse i ka këshilluar shtetasit e saj të mos udhëtojnë drejt Turqisë dhe u ka bërë thirrje rusëve në Turqi që të kthehen në shtëpi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022664070129395
array(1) { ["section"]=> string(87) "erdogan-i-telefonon-putin-por-ai-nuk-i-pergjigjet-nuk-e-dinim-qe-avioni-ishte-rus-26355" }