Erdogan i vendosur pas takimit me Ramën: 500 banesa gati brenda një viti

Publikuar tek: bota, më 15:41 08-12-2019 Erdogan i vendosur pas takimit me Ramën: 500 banesa gati brenda një viti Presidenti turk Erdogan

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan thotë se brenda një viti, 500 banesat e premtuara për familjet e prekura nga tërmeti do të jenë gati.

Në një prononcim për mediet, nga Turqia, ku u mbajt konferenca ndërkombëtare e nivelit të lartë për investimet publike e private, presidenti turk siguroi për vijimin e mbështetjes për Shqipërinë.

“Përsa i përket ndërtimeve, ka filluar puna. Të gjitha ekipet janë andej dhe në kontakt me ministren e Kulturës në Shqipëri. Po presim që të vendoset për vendin ku do të ndërtohet, në mënyrë që të nisë sa më shpejt procesi”, deklaroi Erdogan.

Erdogan u takua ditën e sotme me kryeministrin Edi Rama me të cilin bisedoi rreth metodës së ndërtimit.

“Diskutuam me kryeministrin dhe ai tha se banesat mund të jenë gati brenda 6 muajsh deri në një vit”, tha Erdogan.

Ndihma e Turqisë parashikon jo vetëm ndërtim të banesave por edhe rrugët, parqet ndoshta edhe objekte të kultit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023777961730957
array(1) { ["section"]=> string(78) "erdogan-i-vendosur-pas-takimit-me-ramen-500-banesa-gati-brenda-nje-viti-188774" }