Erdogan i zhgënjyer: BE na ka gënjyer, kemi 54 vjet që presim të anëtarësohemi

Publikuar tek: bota, më 13:14 21-09-2017 Erdogan i zhgënjyer: BE na ka gënjyer, kemi 54 vjet që presim të anëtarësohemi

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan është shprehur i zhgënjyer teksa ka thënë se BE i ka gënjyer në lidhje me anëtarësimin.

I ftuar në forumin global të biznesit Bloomberg, Erdogan tha se “Turqisë në fakt i është imponuar një embargo politike. Ata na kanë gënjyer. Ata nuk na dhanë ndihmën që na kishin premtuar”, u shpreh presidenti turk.

Më tej Erdogan theksoi se nëse BE i mbyll dyert Turqisë ata duhet të marrin një vendim, pasi asnjëherë nuk ikin nga ringu, siç e quajti ai.

“Le të na mbyllin derën dhe ne lehtë do të marrim një vendim. Ne as që jemi të interesuar, t’ua them edhe këtë, por ata duan që Turqia të largohet. Po pra, por ne nuk veprojmë kështu, ne nuk jemi nga ata që ikim nga ringu. Le të jenë ata që ikin”, ka thënë Erdogan gjatë fjalës së tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011727094650269
array(1) { ["section"]=> string(82) "erdogan-i-zhgenjyer-be-na-ka-genjyer-kemi-54-vjet-qe-presim-te-anetaresohemi-93157" }