Erdogan kërcënon ashpër Trump

Publikuar tek: bota, më 10:27 06-12-2017 Erdogan kërcënon ashpër Trump

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan kërcënoi për ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike me Izraelin nëse presidenti amerikan, Donald Trump vazhdon fushatën e tij për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të shtetit hebre.

“Zoti Trump, Jerusalemi është një linjë e kuqe për myslimanët. Kjo mund të arrijë aq larg, sa të ndërpriten marrëdhëniet diplomatike me Izraelin”, tha Erdogani në një fjalim para deputetëve të partisë së tij Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në Parlamentin turk në Ankara.

Nëse presidenti Trump vazhdon me këtë lëvizje, Erdogan u shpreh se do të thërrasë në Stamboll një samit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, në të cilin Turqia ka presidencën.

Në këtë samit ne do të mobilizojmë të gjithë botën Islamike”, u shpreh Erdogani.

Turqia i ka vendosur lidhjet diplomatike me Izraelin rreth 60 vjet më parë, ndërsa në këto kohë ka patur edhe luhatje kryesisht për çështjen palestineze.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Po planifikonin ekzekutimin e kryeministres, kapen 2 autorët në Londër
41 të vdekur nga cikloni në Indonezi »
Article Logic
Execution time: 0.011545896530151
array(1) { ["section"]=> string(36) "erdogan-kercenon-ashper-trump-102134" }