Erdogan kërcënon hapur Greqinë: Trimëria e tyre shkon deri..

Publikuar tek: bota, më 08:47 15-02-2018 Erdogan kërcënon hapur Greqinë: Trimëria e tyre shkon deri..

Në një fjalim të mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan nuk i ka kursyer kërcënimet për Greqinë. Erdogan tha se nuk do të rrinë pa reaguar përballë kërkimeve që Greqia ka nisur për gaz në detin Egje.

“Trimëria e këtyre shkon deri sa të shohin anijet tona ushtarake. Duhet të dinë se zona në detin Egje është po aq e rëndësishme për ne sa ç ‘është edhe operacioni ushtarak që po kryejmë tani në Siri. Anijet tona ushtarake dhe avionët tanë do të bëjnë atë që ia kërkon detyra nëse nevojitet”, është shprehur Erdogan.

Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë janë acaruar, dy ditë më parë u regjistrua incidenti i dytë mes dy anijeve të flotës bregdetare të dy vendeve, në vetëm pak javë. Anija turke goditi nga pas atë greke në afërsi të ishullit Imea.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010025024414062
array(1) { ["section"]=> string(64) "erdogan-kercenon-hapur-greqine-trimeria-e-tyre-shkon-deri-110305" }