Erdogan kërcënon perëndimin: Nëse nuk na ndihmoni 3.6 milionë emigrantë do të vijnë drejt Europës

Publikuar tek: bota, më 22:45 05-09-2019 Erdogan kërcënon perëndimin: Nëse nuk na ndihmoni 3.6 milionë emigrantë do të vijnë drejt Europës Presidenti turk Recep Tayip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u ka kërkuar ditën e sotme BE-së ndihma më të mëdha për të përballuar valën e re të emigrantëve që priten të vijnë nga vended në konflikt në Lindjen e Mesme.

Presidenti turk ka kërcënuar me rihapje të rrugëve të emigrantëve drejt Evropës nëse nuk financohet plani i tij për të krijuar zona të sigurta kufitare për refugjatët sirianë.

Gjatë një interviste për një televizion në Ankara, Erdogan theksoi se Turqia do të detyrohet të hapë dyert nëse nuk ofrohet më shumë.

'Nëse nuk na ofroni mbështetje, më vjen keq, mirëpo ne nuk do ta mbajmë këtë peshë të vetëm', ka thënë presidenti turk.

Aktualisht Turqia është shtëpia e më shumë se 3 milionë refugjatëve, për shkak të luftës tetëvjeçare në Sirinë fqinje, gjë që ka sjellur edhe vështirësi në ekonominë turke.

Më 2016, Ankaraja është dakordësuar për të arritur marrëveshje me Bashkimin Evropian, për të ndalur valën e emigrantëve nga jugu dhe lindja, në këmbim të miliarda dollarëve.

Që nga ajo kohë është zvogëluar numri i evropianëve që kanë synuar të nisen drejt BE-së, mirëpo së fundmi arritjet në gjirin e Mesdheut janë rritur sërish.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011356115341187
array(1) { ["section"]=> string(103) "erdogan-kercenon-perendimin-nese-nuk-na-ndihmoni-3-6-milione-emigrante-do-te-vijne-drejt-europes-177462" }