Erdogan kërcënon sërish: Do të hapim dyert, 3.6 milionë emigrantë shkojnë drejt Europës

Publikuar tek: bota, më 20:21 10-10-2019 Erdogan kërcënon sërish: Do të hapim dyert, 3.6 milionë emigrantë shkojnë drejt Europës Presidenti turk Recep Taip Erdogan

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan kërcënoi sot Evropën se ai do të dërgojë 3.6 milion refugjatë në kontinent nëse operacioni ushtarak turk në Siri do të quhet si një pushtim.

'Hej BE, zgjohu. Unë e them përsëri: nëse përpiqeni të kornizoni operacionin tonë në Siri si një pushtim, ne do të hapim dyert dhe do të dërgojmë 3,6 milion emigrantë për ju', tha presidenti Erdogan gjatë një fjalimi ditën e sotme në parlamentin turk.

Operacioni ushtarak  turk në Siri është dënuar gjerësisht në të gjithë botën, nga liderët evropianë tek Presidenti Donald Trump, të cilët kanë paralajmëruar presidentin turk Erdogan se rrezikonte të përkeqësonte situatën në rajonin e shkatërruar nga lufta dhe se do të lejonte që ISIS të lulëzonte pasi kurdët e mbështetur nga SHBA mposhtën xhihadistët në fillim të këtij viti.

Autoritetet kurde kanë pretenduar se granatimi i mbrëmshëm i një burgu që mbante luftëtarët e ISIS me më shumë se 60 kombësi ishte një përpjekje e qartë për t'i ndihmuar ata që të shpëtonin.

Ushtria turke avancoi kundër milicisë kurde mbrëmjen e djeshme pasi artileria dhe forcat ajrore bombarduan Sirinë veriore me një seri sulmesh.

Trump i cili urdhëroi trupat amerikane që të tërhiqeshin nga Siria theksoi se pushtimi i Sirisë nga Turqia ishte një 'ide e keqe' dhe theksoi se Uashingtoni nuk e miraton këtë sulm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074419975280762
array(1) { ["section"]=> string(92) "erdogan-kercenon-serish-do-te-hapim-dyert-3-6-milione-emigrante-shkojne-drejt-europes-181563" }