Erdogan mbështet bisedimet Kosovë-Serbi: Çdo marrëveshje e tyre, e pranueshme për ne

Publikuar tek: rajon, më 12:43 07-10-2019 Erdogan mbështet bisedimet Kosovë-Serbi: Çdo marrëveshje e tyre, e pranueshme për ne Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan mbështet çdo marrëveshje të mundshme të arritur midis Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për gazetën serbe ‘’Politika’’, kreu i shtetit turk synon që të arrihet stabiliteti në rajonin e Ballkanit. Erdogan mbështeti hapur vazhdimin e bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit.  Ai vlerësoi rolin strategjik që Serbia luan prej kohësh në Ballkan si dhe i dha rëndësi forcimit të marrëdhënive turko-serbe.

‘’Duam që të forcojmë marrëdhëniet tona dhe bashkëpunimin me rajonin (Ballkanin). Serbia ka një pozicion kyç dhe strategjik në Ballkan. Ne kemi lidhje historike e kulturore të rrënjosura me Serbinë dhe e konsiderojmë atë si fqinjin tonë, edhe pse nuk kemi kufij të përbashkët. Për të dëshmuar rezultatet e të gjitha projekteve që kemi implementuar së bashku me mikun tim Aleksandër Vuçiç më bën jashtëzakonisht të gëzuar dhe tregon se jemi në rrugën e duhur’’, shprehet presidenti Erdogan për ‘’Politika’’.

Kujtojmë që Kosova dje mbajti zgjedhjet e parakohshme parlamentare ku Vetëvendosja u rendit si forca e parë politike, por nuk garanton dot e vetme formimin e qeverisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009235143661499
array(1) { ["section"]=> string(89) "erdogan-mbeshtet-bisedimet-kosove-serbi-cdo-marreveshje-e-tyre-e-pranueshme-per-ne-181115" }