Erdogan mesazh të prerë SHBA: Nëse jemi partnerë strategjikë, arrestoni dhe ekstradoni Gulenin

Publikuar tek: bota, më 20:12 16-07-2016 Erdogan mesazh të prerë SHBA: Nëse jemi partnerë strategjikë, arrestoni dhe ekstradoni Gulenin

Tayip Erdogan sapo ka dalë në një deklaratë para turmës manifestuese pas dështimit të grushtit të shtetit.

Erdogan i ka kërkuar SHBA-së si partnere strategjike të arrestojë dhe ekstradojë në Turqi Fethullah Gulen për t’u përballur me akuzat për grusht shteti. Më herët, Sekretari i Shtetit John Kerry, tha se SHBA nuk ka marrë kërkesë për ekstradimin e klerikut turk Fethullah Gylen.

Trajnuar si një imam, apo udhëheqës lutjesh, Fethullah Gulen ka promovuar në Turqi një filozofi që përzien një formë mistike të Islamit me demokracinë, arsimin, shkencën dhe dialogun ndërfetar.

Sakaq, kujtojmë se autoritetet ushtarake turke kanë mbyllur hapësirën ajrore përreth bazës  Incirlik në Turqi duke ndalur luftën e SHBA kundër ISIS. Përmes Incilrik Turqia lejonte që Shtetet e Bashkuara të kryenin operacionet e lidhura me fushatën e saj ajrore kundër ISIS në Siri dhe Irak – tha një zyrtar i mbrojtjes së SHBA për CNN. Kjo ka çuar në ndalimin e misioneve të sulmeve ajrore të SHBA-së kundër ISIS.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13415002822876
array(1) { ["section"]=> string(98) "erdogan-mesazh-te-prere-shba-nese-jemi-partnere-strategjike-arrestoni-dhe-ekstradoni-gulenin-46822" }