Erdogan ndalon prodhimin e cigareve elektronike: Pini çaj

Publikuar tek: bota, më 22:13 20-10-2019 Erdogan ndalon prodhimin e cigareve elektronike: Pini çaj Presidenti turk Erdogan

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se nuk do të lejojë asnjë kompani të prodhojë cigare elektronike në Turqi.

Në një event për duhanpirjen, Erdogan tha se kompanitë e duhanit “po pasurohen duke helmuar njerëzit”, dhe tregoi se ka urdhëruar ministrin e Tregtisë të mos lejojë prodhimin e cigareve elektronike në Turqi.

“Na kërkuan për një vend ku të prodhojnë këto (cigaret elektronike). Nuk ia dhamë dhe nuk do ia japim,” tha Erdogan duke mos treguar se për cilën kompani bëhej fjalë.

“Le të hedhim cigaret e të pimë çaj Rize,” tha Erdogan duke iu referuar çajit nga krahina ku ka kaluar rininë e tij pranë Detit të Zi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet në Zvicër, Partitë e mëdha dobësohen, kryesojnë bindshëm 'të gjelbërit'
Vizita në Beograd, kryeministri rus kërkon bashkëpunim ekonomik me Serbinë »
Article Logic
Execution time: 0.013141870498657
array(1) { ["section"]=> string(63) "erdogan-ndalon-prodhimin-e-cigareve-elektronike-pini-caj-182830" }