Erdogan: Nuk ka marrëveshje me Amerikën dhe Izraelin për pastorin amerikan

Publikuar tek: bota, më 10:44 30-07-2018 Erdogan: Nuk ka marrëveshje me Amerikën dhe Izraelin për pastorin amerikan Erdogan

Presidenti Erdogan mohoi se Turqia ka rënë dakord të lirojë një pastor amerikan të ndaluar si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme me SHBA dhe Izraelin dhe paralajmëroi se Turqia nuk do ‘të ngacmohet’ për lirimin e tij nga Presidenti i SHBA Donald Trump.

 

Komentet e Presidentit turk vijnë pasi një zyrtar i lartë i SHBA tha për mediat në SHBA javën e kaluar se Erdogan dhe Trump kishin rënë dakord për një marrëveshje në të cilin Izraeli do të lironte një shtetas turk ndërsa Turqia do të lironte pastorin Andrew Brunson, i cili është mbajtur në Turqi që nga tetori 2016.

Shtetasi turk, Ebru Ozkan, u lejua të largohej nga Izraeli për në Turqi në mes të korrikut. Ndërkohë, Brunson u lirua në arrest shtëpiak të mërkurën, por nuk është lejuar të largohet nga Turqia.

Të enjten, Trump kërcënoi Turqinë me hakmarrje, duke shtuar: "Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të mëdha ndaj Turqisë për ndalimin e pastorit  Andrew Brunson, një njeri i madh i krishterë, i familjes dhe një njeri i mrekullueshëm i besimit, duhet të lirohet menjëherë! "

Pastori amerikan mbahet nën arrest shtëpiak pasi akuzohet për mbeshtetjen e grushtit të shtetit që ndodhi në Turqi në vitin 2016.K jo ka sjelle pakënaqësi nga ana e amerikanëve të cilët mund të vendosin edhe sanksione ndaj Turqisë.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012404918670654
array(1) { ["section"]=> string(80) "erdogan-nuk-ka-marreveshje-me-ameriken-dhe-izraelin-per-pastorin-amerikan-129587" }