Erdogan nuk lejon MEDIAT në takimin me Pence, askush nuk BUZËQESH dhe detaji 'ofendues' me FLAMURIN (FOTO-VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 17:49 17-10-2019 Erdogan nuk lejon MEDIAT në takimin me Pence, askush nuk BUZËQESH dhe detaji 'ofendues' me FLAMURIN (FOTO-VIDEO) Takimi Erdogan, Pence

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka pritur sot në një takim zyrtar Zv.Presidentin amerikan Mike Pence, për të diskutuar rreth situatës në Siri.

Tensionet mes dy shteteve janë rritur pasi SHBA vendosi të tërheqë trupat nga veriu i Sirisë, lëvizje që u pasua me një sulm të menjëhershëm të ushtrisë turke mbi forcat ushtarake kurde.

Tensioni vihet re edhe në mimikën e dy politikanëe të lartë. Asnjë prej tyre nuk ka buzëqeshur për asnjë moment gjatë gjithë takimit, ndërsa me fytyrat e vrenjtura Pence dhe Erdogan kanë shkëmbyer shikime të tensionuara për disa sekonda.

Erdogan nuk lejoi mediat brenda pallatit të tij presidencial, ndërsa pamjet e vetme që dolën janë ato që lëshoi vetë presidenca.

Por sikur të mos mjaftonte kjo situatë e tensionuar, amerikanët në rrjetet sociale kanë shprehur indinjatë të thellë pasi kanë vënë re mungesën e flamurit amerikan pas shpinës së Pence. I vetmi simbol amerikan është një flamur i vogël mbi tavolinë.

vggwerherh.jpg

sdfgsegergh4rh4h.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074028968811035
array(1) { ["section"]=> string(114) "erdogan-nuk-lejon-mediat-ne-takimin-me-pence-askush-nuk-buzeqesh-dhe-detaji-ofendues-me-flamurin-foto-video-182480" }