Erdogan paralajmëron operacion kundër kurdëve në Siri

Publikuar tek: bota, më 07:16 02-10-2019 Erdogan paralajmëron operacion kundër kurdëve në Siri

Presidenti turk, Reccep Tayp Erdogan, tha se durimi i vendit të tij, lidhur me përpjekjet e përbashkëta me SHBA-në për të krijuar një zonë të sigurt në veri të Sirisë po mbaronte.

 

Ai tha se nuk ka zgjidhje tjetër, përveç se Turqia të vazhdojë me planet e veta.

Dy vendet aleate të NATO-s, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara, ranë dakord në muajin gusht për krijimin e një zonë të sigurisë, për të mbajtur militantët kurdë sirianë larg kufirit turk dhe të ndihmojnë në riatdhesimin e refugjatëve.

Erdogan ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur se do të nisë një operacion të njëanshëm kundër Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit (YPG) - të mbështetura nga SHBA-ja - nëse krijimi i zonës së sigurisë vonohej.

"Në fazën aktuale, ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç që të vazhdojmë në rrugën tonë", tha Erdogan në fjalimin televiziv, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al. 

"Ne kemi provuar çdo rrugë. Ne kemi qenë jashtëzakonisht të durueshëm. Nuk kemi mundësi të humbasim asnjë ditë të vetme", tha ai.

YPG, e cila kontrollon një pjesë të madhe të territorit në lindje të Eufratit në veri të Sirisë, është një partner kryesor për Uashingtonin në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik, por Ankaraja thotë se ai është një grup "terrorist" i separatistëve kurdë.

Ushtria turke ka nisur dy herë operacione ndërkufitare në Siri kundër YPG-së dhe grupit militant Shtetit Islamik, më 2016 dhe më 2018.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011651992797852
array(1) { ["section"]=> string(60) "erdogan-paralajmeron-operacion-kunder-kurdeve-ne-siri-180471" }