Erdogan sulmon sërish homologun e tij Macron: Është bërë barrë për vendin, shpresoj që shumë shpejt Franca të...

Publikuar tek: bota, më 16:34 04-12-2020 Erdogan sulmon sërish homologun e tij Macron: Është bërë barrë për vendin, shpresoj që shumë shpejt Franca të... Macron - Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha sot se shpresonte që Franca të “çlirohet” së shpejti nga Emmanuel Macron, duke e përshkruar atë si një barrë për vendin europian.

Sipas Reuters, lidhjet mes Turqisë dhe Francës kanë qenë të tensionuara në muajt e fundit lidhur me ndryshimet në politikën mbi Sirinë dhe botimin e karikaturave të Profetit Muhamed në Francë.

“Macron është një barrë për Francën. Macron dhe Franca po kalojnë një periudhë shumë të rrezikshme”, u shpreh Erdogan para gazetarëve, duke iu referuar protestave në qytetet franceze. “Shpresa ime është që Franca të ‘çlirohet nga problemi Macron’ sa më shpejt të jetë e mundur”, vijoi ai.

Ankaraja dhe Parisi kanë shkëmbyer gjithashtu akuza për rolet e tyre në konfliktin e Nagor-Karabkah. Franca thotë se Turqia ndezi luftimet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nago-Karabakun, i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por i populluar nga Armenët etnikë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndodhi ajo që frikësoheshim! Dalin pamjet e objektit të çuditshëm në qiell, ekzistenca e UFO-ve mund të vërtetohet
Shpallet mësuesi më i mirë në botë pasi ndihmoi në arsimimin e vajzave, indiani fiton 1 milion dollarë dhe dhuron gjysmën e parave »
Article Logic
Execution time: 0.010978937149048
array(1) { ["section"]=> string(114) "erdogan-sulmon-serish-homologun-e-tij-macron-eshte-bere-barre-per-vendin-shpresoj-qe-shume-shpejt-franca-te-230180" }