Erdogan: Turqia ka bërë përparim të madh në zhvillimin e vaksinave dhe ilaçeve kundër COVID-19

Publikuar tek: bota, më 19:58 09-08-2020 Erdogan: Turqia ka bërë përparim të madh në zhvillimin e vaksinave dhe ilaçeve kundër COVID-19

Pas SHBA-së dhe Kinës, Turqia është bërë vendi i tretë që zhvillon vaksinat lokale, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), tha sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur gjatë hapjes së Qendrës së Ekselencës së TUBITAK (Këshillit të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë) në qarkun Gebze të provincës veriperëndimore Kocaeli, Erdoğan tha se Turqia ka bërë përparim të madh në zhvillimin e vaksinave dhe ilaçeve kundër COVID-19 në bashkëpunim me sektorët shtetëror dhe privat, si dhe universiteteve.

"Platforma COVID-19 e Turqisë, e themeluar nga TUBITAK, aktualisht është duke punuar në tetë vaksina të ndryshme dhe 10 projekte të ndryshme mjekësore (për COVID-19)", shtoi ai.

Presidenti Erdoğan gjithashtu tha se janë përfunduar testimet për kafshët për dy nga vaksinat kandidate. Njëri prej tyre madje mori miratimin etik dhe filloi fazën e tij klinike te njerëzit.

Turqia deri më tani ka konfirmuar 239.622 raste dhe 222.656 të shëruar nga koronavirusi i ri, ndërsa numri i vdekjeve që qëndron në 5.829.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010080814361572
array(1) { ["section"]=> string(100) "erdogan-turqia-ka-bere-perparim-te-madh-ne-zhvillimin-e-vaksinave-dhe-ilaceve-kunder-covid-19-216612" }