Erdogan ultimatum kurdëve: Sonte në mbrëmje dorëzoni armët

Publikuar tek: rajon, më 22:35 16-10-2019 Erdogan ultimatum kurdëve: Sonte në mbrëmje dorëzoni armët Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan u ka bërë një thirrje të qartë forcave kurde në kufirin turko-sirian që sonte në mbrëmje të dorëzojnë armët dhe të lënë zonat e fortifikuara ku strehoen.

“Propozimi ynë është që sonte menjëherë terroristët të dorëzojnë armët, të prishin kurthet që kanë ngritur dhe të largohen nga zona e sigurtë", u shpreh Erdogan gjatë një takimi të grupit të Partisë Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).

Sakaq, Erdogan refuzoi dhe ofertat e krerëve të vendeve europiane për ndërmjetësim, duke theksuar se Turqia nuk ulet në tryezë bisedimesh me terroritë.

“Turqia në historinë e saj nuk është ulur asnjëherë në një tryezë me ndonjë organizatë terroriste dhe për këtë nuk kërkojmë ndërmjetës. Turqia ka përvojën dhe mendjeprehtësinë që nuk mund të bëhen bisedime me terroristët por edhe nëse bëhet nuk do të ketë kuptim dhe rezultat”, shtoi preidenti turk, raportojnë mediat vendase.

Më tej, presidenti Rexhep Tayip Erdogan reagoi dhe për cilësimet e krerëve dhe mediave botërore se Turqia po kryen gjenocid në kufirin verior të Sirisë.

“Turqia në asnjë periudhë të historisë së saj nuk ka kryer dhe nuk do të kryejë masakër civile. Sepse këtë nuk na e lejon as besimi, as kultura dhe as morali ynë. Shpifjet për 'masakër civile' janë materiali më i rëndësishëm për fushatën që kryhet kundër Turqisë", shtoi Erdogan.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.061769008636475
array(1) { ["section"]=> string(64) "erdogan-ultimatum-kurdeve-sonte-ne-mbremje-dorezoni-armet-182368" }