Erë, panik dhe lutje... Shpërthen në ajër avioni i linjës Nju Jork- Dallas (PAMJE DRAMATIKE- Vdes nëna e dy fëmijëve)

Publikuar tek: bota, më 12:24 19-04-2018 Erë, panik dhe lutje... Shpërthen në ajër avioni i linjës Nju Jork- Dallas (PAMJE DRAMATIKE- Vdes nëna e dy fëmijëve) Pamje nga shperthimi i motorit te avionit

Erë, panik dhe lutje: një skenar apokaliptik ai që ka ndodhur në bordin e avionit të Southwest Airlines nga Nju Jorku në Dallas, kur, 20 minuta nga ulja, një prej motorrëve shpërtheu pa një motiv të caktuar, duke çarë edhe një nga dritaret.

Për të konfirmuar këtë janë regjistrimet e bëra në avion, që janë publikuar nga New York Times, dhe që tregojnë se si pasagjerët, të kapur nga paniku, ishin të bindur për më të keqen. Një nga pasagjeret doli nga dritarja, mori plagë të rënda dhe më pas vdiq për shkak të plagëve të marra. Tentativat për ta futur në avion, maskat e oksigjenit që ulen menjëherë; avioni që rrëzohet në ajër me shpejtësi marramendëse.

“Kapa dorën e gruas dhe fillova të lutem: I dashur Jezu, na dërgo ëngjëjt. Vetëm na shpëto” tregon Timothy C.Bourman, 36 vjeç, një pastor i Woodside NY, që ishte duke shkuar në Kishën e San Antonios. Gruaja e tij Amanda kishte filluar të dërgonte mesazhe për vajzat, 6, 4 dhe 2 vjec. "Nëse kjo është dëshira jote o Zot, të lutem, më lër të iki shpejt. Mos më bëj të vuaj”, përsëriste shpesh Sheri Sears, 43 vjec, duke menduar vajzën e vet 11 vjeç, Tyley. Ajo kishte humbur të atin kur ishte vetëm 7 vjeçe dhe vazhdonte të mendonte se nuk donte që vajza e vet të kalonte të njëjtën traumë.

Eshtë dashur ndërhyrja me qetësi dhe gjakftohtësi e pilotes Tammie Jo Shults, ish veteran e Marinës, për të kontrolluar situatën: me nervat e qeta kapitene Shults ka komunikuar situatën tek komandanti i trafikut, duke qetësuar pasagjerët e për të kryer uljen e emergjencës.

Në orën 11:10 të mëngjesit, ndërkohë që avioni ulej drejt Filadelfias, të njëjtët pasagjerë që një orë më parë ishin duke shkëmbyer batuta apo bënin selfie, kishin vendosur maskat e oksigjenit, apo lidheshin me internetin në mënyrë që të conin mesazhet e fundit për fëmijët e tyre apo familjet. Marty Martinez, 29 vjet, nga Dallas, ka mbajtur maskën e oksigjenit në fytyrë ndërkohë që transmetonte direkt në facebook.

“Më duket se jemi duke u rrëzuar”, ka shkruar ai. Mungonin vetëm dy minuta nga ulja kur Matt Tranchin arriti të lidhej: merr në telefon gruan dhe i thotë se ishin gati të uleshin. Imagjinoja se kishim një mundësi rreth 50 përqind për të mbijetuar. Dhe në fakt ndodhi. Në 11.20 avioni u ul dhe me të bërtitura dhe duartrokitje të gjithë kanë nxjerrë celularët për të komunikuar me të afërmit apo miqtë se ishin mirë. Kishte vetëm një moment të qetë: kur mjekët u ngjitën në bord për të transportuar me barrelë zonjën Riordan, 43 vjeç, nënë e dy fëmijëve, që nuk ia doli dot.

 

 

 

merlin_137015514_28cfb5d0-60ea-417e-9e68-7cb5dc780965-jumbo-kEgG-U43470768554250AxH-1224x916Corriere-Web-Sezioni-593x443.jpg

75be10697eb046a68f6215b6ef81e6ad_MGTHUMB-INTERNA.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013694047927856
array(1) { ["section"]=> string(116) "ere-panik-dhe-lutje-shperthen-ne-ajer-avioni-i-linjes-nju-jork-dallas-pamje-dramatike-vdes-nena-e-dy-femijeve-117469" }