Zyra Qëndrore Interpol Tirana ka bërë ekstradimin nga Shqipëria drejt Italisë tështetasit shqiptar: Ergren Cullhaj, 28 vjeç, lindur në Kryevidh.
“Ekstradimi i tij u krye pasi:Gjykata e Breshias me vendimin nr. 19557 RGNR, datë 02.03.2015, ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg, për veprën penale të “Vjedhjes me armë”, “Pengmarrje”, “Vrasje” etj.’, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.
“Nga datat 01.07.2014 - 15.07.2014, në zonën e Bergamos dhe Breshas Itali, ky person ka kryer vjedhje plaçkitje banesash duke shkaktuar vdekjen e shtetasit P. Rakanji me përdorimin e armëve të zjarrit. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, më datën 27.03.2015, në Shqiperi, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt Italisë’tregon historikun e ngjarjes ministria.