Ergi Dini ishte gati për një projekt....

Publikuar tek: foto-e-dites, më 09:05 22-11-2016 Ergi Dini ishte gati për një projekt....

Ergi Dini, 22-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në një aksident me motorr së bashku me Kejdi Halili ishte talenti i shpallur fitues në vitin 2014 në konkursin ‘X Factor’.

Këngëtari i lindur në Shkodër që në moshë të re spikati me zërin dhe talentin e tij në të kënduar.

Një vit pas fitores së ‘X Factor’ konkuroi në “Kënga Magjike” me këngën “Pa frymë”, por që nuk arriti të fitonte.

Megjithatë për të karriera sapo kishte nisur. Në 2016-ën, këngëtari do të sillte dy këngë të shoqëruara me videoklipe, përkatësisht “Morphine” dhe “Asnji gram”.

Nga burime pranë këngëtarit mësohet se ai ishte gati për një projekt të radhës, por ëndrrat e tij u prenë në mes mbrëmë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024075984954834
array(1) { ["section"]=> string(42) "ergi-dini-ishte-gati-per-nje-projekt-60272" }