Ergys Kaçe te Interi, çfarë thonë manaxherët e tij

Publikuar tek: slide-lart, më 10:22 29-02-2016 Ergys Kaçe te Interi, çfarë thonë manaxherët e tij

Interi ka shprehur interesin e tij për blerjen e mesfushorit shqiptar, Ergys Kaçe, por manaxherët kanë mohuar se futbollisti i PAOK-ut ka rënë dakort me skuadrën italiane.

Një nga manaxherët e Ergys Kaçes, Nikos Kagioulis ka reaguar pas artikujve ku thuhet se mesfushori shqiptar ka rënë dakort me Interin për tu transferuar në Itali në periudhën e verës që vjen. Ndërkohë, italianët shkruajnë se nëse Interi dëshiron, ka mundësinë ta blejë futbollistin shqiptar duke i dhënë PAOK-ut 3 milionë euro.

“Interi e ka pëlqyer Ergys Kaçen. Bëhet fjalë për një klub shumë të madh. Një nga klubet më të mëdhaja në Europë. Nuk do ishte problem për ne, përkundrazi do ishte një nder i madh dhe një shans për Kaçen nëse Interi do ti bënte një propozim PAOK-për të biseduar për një kontrat. Nëse do të bëhet kjo, atëhere transferimi do të ketë shumë shanse për tu përfunduar”, ka thënë ai.

Nga ana e tij, manaxheri tjetër i Kaçes, Zacharias Boujouklis ka folur për portalin grek “sport24.gr” duke thënë se “në kontratën e Kaçes me PAOK-un ka një klauzol prej 5 milion euro dhe kontrata mbaron në verën e 2017”. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022308826446533
array(1) { ["section"]=> string(55) "ergys-kace-te-interi-cfare-thone-manaxheret-e-tij-33801" }