Erik Lloshi rrëfen: Jam çun mami‏

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:19 15-04-2016

Jam çuni i  mamit! Kështu rrëfen këngëtari Erik Lloshi, për emisionin Vizioni i Pasdites në Vizion plus. Eriku tregon se mami është pika e tij e dobët, e sipas tij, të gjithë djemtë janë të mamit në fund të fundit... Madje, pushimet ideale për të  janë në Turqi, pranë gjirit të familjes…

Këngëtari i hitit “Ajo është ajo”, rrëfen se është në një marrëdhënie me nje vajzë, identitetin e së cilës nuk do ta bëjë të ditur.. Dhe se kjo është e pesta lidhje serioze e këngëtarit…

Por Eriku ka një mesazh për të gjitha vajzat.. Sipas tij, teksti i këngës “Bella Stronza” e Marco Masini, i rri përshtat të gjitha vajzave, sidomos atyre që e meritojnë..

Marrëdhënien me matematikën, këngëtari Erik Lloshi duket se nuk e ka shumë mire… 

“Nuk kam patur marrëdhënien mirë me letërsinë dhe matematikën në lice. Me matematikën nuk i kam patur unë marrëdhëniet mirë jo se mësuesja kaq qenë e rreptë. Ne kemi bërë vetëm një vit matematikë në lice. Shumë njerëz thonë që ju nuk dini as tabelën e shumëzimit por në fakt e dimë”,-tha Eriku. Ndërsa moderatoria e emisionit “Vizioni i Pasdites” Orinda Huta e pyet: “Në rregull, sa bëjnë 6 shumëzim 7?” Këngëtari përgjigjet: Më kape mat!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.098393201828003
array(1) { ["section"]=> string(37) "erik-lloshi-rrefen-jam-cun-mami-37792" }