‘Erion Braçe e përdorte emrin e babait tim për t’i hedhur gurë Berishës’, zv.kryeministri i përgjigjet djalit të Remzi Hoxhës: E kam respektuar si luftëtar për liri, Berisha ka aq krime sa…

Publikuar tek: politike, më 22:06 21-10-2020 ‘Erion Braçe e përdorte emrin e babait tim për t’i hedhur gurë Berishës’, zv.kryeministri i përgjigjet djalit të Remzi Hoxhës: E kam respektuar si luftëtar për liri, Berisha ka aq krime sa… Erion Brace

Ardian Hoxha, djali i biznesmenit të zhdukur 25 vite më parë, Remzi Hoxhës, në emisionin “Repolitix” është shprehur se Erion Braçe e ka përdorur emrin e babait të tij për t’i hedhur gurë Berishës në parlament për të marrë vota dhe nuk bëri asgjë për të gjetur trupin e tij.

Ai tha se ka mbetur shumë i zhgënjyer nga Braçe, Rama dhe Ruçi, pasi para se të vinin në pushtet i kishin premtuar se do të bënin gjithçka për të gjetur eshtrat e Remzi Hoxhës, por ka ndodhur e kundërta.

Këtyre akuzave i është përgjigjur zv.kryeministri Erion Braçe, i cili thotë se Remzi Hoxhën e ka parë si luftëtar për liri, ndërsa ka akuzuar Berishën duke u shprehur se ish-kryeministri ka aq krime saç ka gurë cep e më cep të Shqipërisë.

“Ardian Hoxha,  une Remzi Hoxhen kurre se kam pare si “gur me gjujt”!

E kam respektuar si luftetari per liri! E kam bere si gazetar-i pari ne ZP, si deputet!

Pra, une nuk “gjuj gure”, them te verteten per krimet!

Berisha ka aq krime sac ka gure plote cep e me cep te Shqiperise. e lexova ne mesdite e te degjova sapo;

Une per rrembimin e Remzi Hoxhes kam shkruar e folur se ma ka kerkuar kolegu Frano Caka, Ziso Kristopulli, dy xhaxhallaret e tu, nena juaj dhe ju shume me vone!

Kam degjuar te verteten e kam thene te verteten”, shkruan Braçe.

Screenshot_8.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha për çmimin që iu dha gazetares Lala: Blerjen e votave e ka pranuar gjithë bota, BE mesazh të qartë; drejtësia e kapur nga Rama nuk vepron
»
Article Logic
Execution time: 0.022200107574463
array(1) { ["section"]=> string(190) "erion-brace-e-perdorte-emrin-e-babait-tim-per-t-i-hedhur-gure-berishes-zv-kryeministri-i-pergjigjet-djalit-te-remzi-hoxhes-e-kam-respektuar-si-luftetar-per-liri-berisha-ka-aq-krime-sa-224653" }