Erion Braçe flet për përgjimet e antimafias: Nuk ka asnjë bisedë mes kabinetit qeveritar dhe mafiozëve të Ndranghetas, Karlo Bollino flet se e njeh mirë dosjen

Publikuar tek: politike, më 18:43 26-01-2021 Erion Braçe flet për përgjimet e antimafias: Nuk ka asnjë bisedë mes kabinetit qeveritar dhe mafiozëve të Ndranghetas, Karlo Bollino flet se e njeh mirë dosjen Erion Brace

Zv.kryeministri Erion Braçe ka folur për përgjimet e antimafias italiane, ku është shprehur se nuk ka ansjë përgjim që lidh anëtarët e kabinetit qeveritar me mafiozët e Ndranghetas.

Ai akuzoi edhe disa analistë, duke thënë se po hedhin vrer ndaj qeverisë duke mos e njohur çështjen, ndërsa u shpreh se gazetari Karlo Bollinoështë një nga ata që e njohin çështjen dhe mund të flaës që ta tregojë.

“Kam kuptuar që disa nga ata që shkruajnë dhe ata që flasin, përfshirë Karlo Bollinon, e njohin dosjen. Ashtu siç kam dëgjuar edhe analistët që hedhin vrer edhe pse nuk e kanë lexuar dosjen. Në atë dosje ka element shumë të rëndësishëm. Këta persona që flasin me njëri tjetrin të vënë në përgjim, nuk rezulton që të kenë kryer ndonjë aktivitet në Shqipëri në ato përmasa që pretendohet dhe në ato fusha që pretendojnë. Qëllimi i këtyre që flasin është të goditet qeveria dhe mazhoranca. Nga dosja nuk del asnjë bisedë e përgjuar mes këtyre mafiozëve dhe kryeministrit apo ndonjë pjesëtari të kabinetit qeveritar. Janë 10 njerëz atje në Itali që merren me aktivitet kriminal dhe flasin me njëri tjetrin, por s’ka asnjë vendim që ata të kenë ngritur ndonjë aktivitet në Shqipëri”, tha Braçe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe për 21 janarin: Në protestë kishte njerëz që Berisha i përdor për punët e tij të pista, bashkë me Gardën vranë 4 të pafajshëm
»
Article Logic
Execution time: 0.01177716255188
array(1) { ["section"]=> string(164) "erion-brace-flet-per-pergjimet-e-antimafias-nuk-ka-asnje-bisede-mes-kabinetit-qeveritar-dhe-mafiozeve-te-ndranghetas-karlo-bollino-flet-se-e-njeh-mire-dosjen-236501" }