Erion Braçe kundërshton Ben Blushin: Ka hall personal. Mua më intereson PS, jo kryetari apo kandidat-kryetari

Publikuar tek: politike, më 11:34 29-01-2016 Erion Braçe kundërshton Ben Blushin: Ka hall personal. Mua më intereson PS, jo kryetari apo kandidat-kryetari Erion Braçe dhe Ben Blushi

Erion Braçe, anëtar i kryesisë së PS, është i pari që publikisht ka kundërshtuar Ben Blushin, në deklaratat e tij për demokracinë dhe procesin zgjedhor në Partinë Socialiste.  

Në emisionin “Top Story”, Blushi tha se po përgatitet një kongres i trukuar, por Braçe, anëtar i kryesisë e kundërshton.

“PS është në zgjedhje. Ka regjistruar anëtarësinë, ka pranuar anëtarë të rinj, ka zgjedhur kryetarët e organizatave. Ne nesër psh (sot) mblidhemi në dy bashkitë tona për tu bërë gati brenda 10 ditësh për të zgjedhur delegatët e kongresit. Propozimi është për datën 13, një anëtar një votë. A janë zgjedhje këto? Unë me këto kam tre muaj që merrem. Kush është marrë e merret me punë partie e di këtë, kush nuk e ul nivelin për punë deri këtu, natyrisht nuk di asgjë, ka veç një hall, për fat të keq personal.  Epo, mua më intereson partia, jo kryetari, apo kandidat kryetari” thotë Erion Braçe.

Braçe ka nisur debatin në rrjetet sociale me miqtë e tij, duke nisur nga deklaratat e Blushit për pagesën e energjisë elektrike, kur Blushi deklaroi sesi i varfri dhe i pasuri, paguajnë njëlloj. “Ky është populizëm…Ti thuash njerëzve se reforma në energji nuk ka përmirësuar financat e OSHEE dhe reforma në energji ka vendosur një çmim të sheshtë energjie, të njëjtë si për atë që është milioner apo edhe për atë që është i varfër, është tërësisht amorale, është populizëm, nuk ka logjikë as ekonomike, as tregu, vret të majtën” akuzon Erion Braçe, Ben Blushin.

Por si duhet të zbatohet statuti?

Do të mblidhet Asambleja e PS dhe vendos për datën e votimit për delegatët dhe datën e mbajtjes së kongresit. Në kongres do të duhet të regjistrohen kandidatët për kryetar dhe shpalosin platformat. Kongresi cakton brenda një muaji datën e zgjedhjeve sipas parimit “një anëtar – një votë”. Kandidatët shkojnë sipas një kalendari të përbashkët nëpër konferencat e rretheve deri ditën e zgjedhjeve nga anëtarësia. 

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010900974273682
array(1) { ["section"]=> string(112) "erion-brace-kundershton-ben-blushin-ka-hall-personal-mua-me-intereson-ps-jo-kryetari-apo-kandidat-kryetari-31245" }