Erion Isai i përgjigjet flakë për flakë Juljan Dedës: Kam 6 shfaqje në teatër

Publikuar tek: kulture-art, më 09:41 01-07-2018 Erion Isai i përgjigjet flakë për flakë Juljan Dedës: Kam 6 shfaqje në teatër

Erion Isai ishte i ftuari së fundmi në emisionin “Thumb”. Ndër të tjera aktori nuk la pa prekur edhe çështjen e Teatrit Kombëtar. Erioni është përfshirë në një sërë debatesh me kolegët e tij, konkretisht me Julian Dedën dhe Gent Zenelajn. Këta të fundit u shprehën se pasi ai u vendos në postin e drejtorit i duhet “ta mbajë mirë” me qeverinë.

Gjatë intervistës në “Thumb” i pyetur për dy debatet Erioni u shpreh se në komunikimin social me Gentin kishte argument dypalësh ndërsa për Julin nuk mendon njësoj.

“Me Jul Dedën jo, nuk kam asnjë lloj komunikimi me të. U vetpërfshi në një debat. Gentit i dhashë përgjigje i bazuar mbi argumenta. Ndërsa Juli ndër fyerje të pafund ku më thoshte ç’lidhje ke ti ti quash aktorët e teatrit kolegë. Unë kam 6 shfaqje në teatër si regjisor, Juli sa ka? Nuk ka nevojë për përgjigje. Të diskutosh për teatrin dhe të fyesh nuk rri. Me Julin sigurisht do jemi këndvështrime të ndryshme sepse militojmë në dy forca politike të ndryshme. Unë kam miq të djathtë kështu që për mua s’ka lidhje.”,- u shpreh Erioni

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077030658721924
array(1) { ["section"]=> string(83) "erion-isai-i-pergjigjet-flake-per-flake-juljan-dedes-kam-6-shfaqje-ne-teater-126361" }