Erion Isai është një ndër aktorët e humorit më të dashur për publikun shqiptar.
Edhe pas largimit nga Portokalli, shakatë dhe të qeshurat nuk na kanë munguar nga aktori. Video e fundit do ju shkrijë së qeshuri. Vajza e tij e vogël Ajeri nuk pranon të lirojë vendin e punës të babait të saj, edhe pse aktori i lutet disa herë.
Kah videos aktori shkruan: “Zaptim i vendit te punes. Ajeri nuk pranon te leshoje zyren. E quan te paligjshem emerimin tim”.