Erion Veliaj alarmon qytetarët: Do përfundojmë si Gërdeci! Opozita le t'i marrë lekë rusit, por...

Publikuar tek: politike, më 10:07 09-06-2019 Erion Veliaj alarmon qytetarët: Do përfundojmë si Gërdeci! Opozita le t'i marrë lekë rusit, por...

Kryebashkiakui i Tiranës Erion Veliaj ka vazhduar i pashqetësuar fushatën elektorale nga Baldushku, ndonëse presidenti Ilir Meta i anulloi zgjedhjet e 30 qershorit.

Veliaj tha se më 30 qershor do të ketë zgjedhje dhe nuk do t'i lënë fatet e fëmijëve të tyre në dorë të liderëve të opozitës, pasi deklaroi se do të përfundojnë si Gërdeci.

'Nëse doni që ta lëmë fatin në dorë të atyre, do përfundojmë si Gërdeci, e keni parë ca i bëri Gërdecit çuni i Saliut? Kur ka qenë për të parë interesin e popullit dhe atë personal, ata kanë parë interesin personal.

E kujtoni çfarë ndodhi në Gërdec? Hodhi njerëzit në erë. Dhe cfarë ndodhi? Gjykata i mbrojti dhe arsyeja që ata tremben është se drejtësisa e re po vjen.

Unë i them merri lekët e rusit, po ik blej bukën për fëmijë, jo për fishekzjarre. Ik merrjani lekët rusit, nuk them të mos ia merrni, por ama çojini në shtëpinë tuaj për fëmijët tuaj', u shpreh Veliaj, teksa kujtoi edhe njëherë deklaratën e kryebashkiakes demokrate të Shkodrës Voltana Ademi, e cila tha se i [pëlqen që të gjuajë me bomba molotov.

'Imagjinoni Voltana, bashkia më e madhe e tyre është Shkodra. Shkodra ka përfunduar në një ditë kur kryetarja e bashkisë thotë 'ah ta kisha një molotov ta hidhja në Tiranë'. Po me lekët e molotovit ik mbill një pemë. Dhe arsyeja është se ajo nuk jeton në Shkodër ajo jeton te hotel Tirana dhe kur shkon në Shkodër i thonë 'ooo mirë se erdhe', theksoi Veliaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.39656496047974
array(1) { ["section"]=> string(99) "erion-veliaj-alarmon-qytetaret-do-perfundojme-si-gerdeci-opozita-le-t-i-marre-leke-rusit-por-167517" }