Erion Veliaj flet si ‘socialist’ dhe jo si ‘kryebashkiak’: Arsyeja pse PS fiton është se garon me veten e promovon më të mirët

Publikuar tek: aktualitet, më 19:10 16-11-2019 Erion Veliaj flet si ‘socialist’ dhe jo si ‘kryebashkiak’: Arsyeja pse PS fiton është se garon me veten e promovon më të mirët Erion Veliaj gjatë votimit të sotem për delegatët e kongresit të PS-së

Në kulmin e debatit nën ‘zë’ brenda mazhorancës për ata që konsiderohen ‘rilindas” e për ata që quhen socialist, ka folur edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Por këtë radhë, jo për punët publike, por pasi ka votuar në qendrën e tij për të zgjedhur delegatët për kongresin e radhës së Partisë Socialiste. Dhe Veliaj ka thënë se do të fitojë gjithmonë, sepse promovon më të mirët, dhe garon me veten.

Deklarata e promovimit të më të mirëve bëhet në një kohë që dy kryetarë bashkish të vendosur nga PS në zgjedhjet ku garoi e vetme në 30 qershor, i kapi ligji i dekriminalizimit, ku njëri dha dorëheqjen dhe tjetri është në kërkim, raporton newsbomb.al.

Shkruan Erion Veliaj:

‘PS është një organizëm aktiv, që rigjenerohet, që lejon garën brenda vetes dhe që promovon më të mirët. Arsyeja pse PS fiton non-stop në këtë qytet, por edhe në të gjithë Shqipërinë, është se stërvitet dhe garon me veten’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0103600025177
array(1) { ["section"]=> string(128) "erion-veliaj-flet-si-socialist-dhe-jo-si-kryebashkiak-arsyeja-pse-ps-fiton-eshte-se-garon-me-veten-e-promovon-me-te-miret-186117" }