Pastër, qartë dhe gati që të marrin vendimet e gjykatësve në gjykatat e rretheve të tyre. Ky është fati i dy kandidatëve që ende nuk janë kryetarë, Erion Veliaj në bashkinë e Tiranës dhe Valdrin Pjetri në bashkinë e Shkodër.
Sot atyre iu hap rruga të marrin mandatin nga gjykata dhe më pas të hyjnë në zyrat e kryebashkiakëve, pasi KQZ në mbledhjen e sotme ka marrë në shqyrtim ankesën e Bindjes Demokratike për të dy bashkitë, si Tiranën ashtu edhe Shkodrën.
Bindja Demokratike ka ankimuar vendimet e mëparshme të KQZ dhe ka kërkuar të shpallen të pavlefshme vendimet për dy kryetarët duke kërkuar shpalljen e pavlefshëmërisë për të gjitha QV në zonat e tyre zgjedhore.
Në mungesë të provave, KQZ ka vendosur që të lërë në fuqi vendimet e mëparshme duke u hapur rrugë marrjes së detyrës nga Erion Veliaj dhe Valdrin Pjetri.